Konjufca, Osmanit: Çfarë kandidate je kur ke numrin 1 dhe nuk beson se do të bëhesh kryeministre

20:28 | 30 August 2019

LDK sot ka refuzuar ofertën e VV-së për koalicion.

Glauk Konjufca në konferencën për media pas zhvillimeve të fundit dhe refuzimit që ia bëri LDK-ja ofertës së Albin Kurtit për koalicion ka folur edhe rreth Vjosa Osmanit.

Fillimisht Konjufca tha se seancat objektive ishin që Vjosa Osmani të bëhej kryeministre e vendit.

Ai më tutje tha se refuzimi i LDK-së i bie që ata e kanë sikletin e emrave dhe jo interesin e Kosovës.

“Sepse, kandidaten që e kanë vendosur do të ishte e para në listë gjë që do t’i kishte shancat objektive të votohej nga qytetarët e Kosovës dhe të bëhej kryeministre e vendit. Atëherë po i bie që LDK-ja e ka sikletin e emrave dhe jo interesin e Kosovës sepse a është interes i Kosovës të eliminohet PAN-i dhe PAN-i i ardhshëm dhe ky koalicion LDK – VV do ta eliminonte. Pastaj emrin e vendos populli, ne mendojmë që kryeministër i ardhshëm duhet të jetë njeriu që ka më së shumti vota”, tha Konjufca.

Më tutje, ai tha se nuk e kupton se si Vjosa Osmani pati frikë të garojë në listë të përbashkët duke pasur numrin 1.

“Nuk po paragjykoj, mirëpo kjo koalicioni midis LDK-së dhe Vetëvendosjes po të ndodhte do të kishim një situatë të qartë politike, ku askush më nuk do të kishte as llogari të bëjë kalkulime të tjera sepse fituesi do të ishte i sigurt. Unë mendoj që kur nuk je e sigurt me hy me një koalicion të madh, me e pasë numrin 1 dhe mos me besu që bëhesh kryeministre, unë nuk e di çfarë kandidati je”, tha Konjufca.

Komento: