Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin zviceran

13:19 | 26 Shtator 2023
konjufca-pret-ne-takim-lamtumires-ambasadorin-zviceran

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin zviceran në Kosovë, Thomas Kolly.

“Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje Ambasadorit Kolly për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, si dhe i dëshirojë suksese në angazhimet e radhës.”

Konjufca ka cilësuar të shkëlqyera raportet ndërshtetërore, duke shprehur gatishmërinë për forcimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët.

“Zvicra ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e institucioneve tona shtetërore, theksoi Kryetari i Kuvendit teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme të këtij shteti mik ndaj Republikës së Kosovës në proceset integruese”, thuhet në komunikatë.

“Duke e falënderuar Kryetarin Konjufca për mikpritjen, Ambasadori Kolly i vlerësoi si të veçanta raportet mes popujve dhe dy shteteve tona.”

Komento: