
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, së bashku me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha, priti në takim Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi për Politikë Ekonomike dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, si dhe Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, gjatë vizitës së tyre në Kosovë në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve. Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Gjatë takimit u diskutua për pozitën dhe përfaqësimin e shqiptarëve në Mal të Zi, rolin e tyre në jetën politike dhe institucionale, si dhe zhvillimet me rëndësi për komunitetin shqiptar.
Konjufca vlerësoi se faktori shqiptar ka qenë dhe mbetet një forcë e rëndësishme në orientimin euroatlantik dhe në zhvillimin demokratik të Malit të Zi.
Në fokus të bisedës ishin edhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilat u vlerësuan si marrëdhënie të mira fqinjësore, të mbështetura në respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim. Mali i Zi u cilësua si një partner i rëndësishëm i Kosovës në proceset e integrimit evropian.
Në ditën e tretë të Konferencës së IX të Ambasadorëve, Zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, morën pjesë edhe në panelin kushtuar integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe rolit të faktorit shqiptar në këtë proces.
Vizita dhe takimi u zhvilluan në frymën e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe të mbështetjes së rolit të shqiptarëve në zhvillimet politike, institucionale dhe eurointegruese të Malit të Z