Konjufca priti në takim ambasadorin e BE-së, Szunyog – Biseduan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe BE-së

16:47 | 27 Maj 2024
konjufca-priti-ne-takim-ambasadorin-e-be-se,-szunyog-–-biseduan-per-bashkepunimin-mes-kosoves-dhe-be-se

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të perspektivës evropiane të vendit tonë.

“Kryetari Konjufca dhe ambasadori Szunyog u pajtuan për rëndësinë e përkushtimit ndaj stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit, në kuadër të ecjes në drejtim të aspiratave eurointegruese të Republikës së Kosovës,” shkruhet në njoftim.

Kreu i Kuvendit u shpreh se angazhimi parlamentar sa i përket miratimit të ligjeve dhe harmonizimi i tyre me BE-në është gjithnjë në fokus, duke përmendur gatishmërinë institucionale për konsultime sa më të shpeshta për rezultate sa më të mira.

“Ambasadori Tomas Szunyog e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shprehur gatishmërinë e mëtutjeshme për bashkëpunim të gjithanshëm, sipas nevojave të përmbushjes së synimeve të përbashkëta.”

Komento: