“Ta mësojmë bashkarisht: Ma-rrë-ve-shja Bazike, Ane-ksi i zbatimit e mandej drafti në kuadër të paketës. Mos e shkyni paketën. Ta ushtrojmë këtë punë: Marrëveshja bazike, Aneksi i Ohrit dhe Asociacionin”. Kjo deklaratë është e kryeministrit Albin Kurti, ku me shembullin e paketës, elaboronte ‘radhën e gjërave’ që janë në paketë dhe kërkonte që e njëjta të ‘mos shqyhej’ në mënyrë që ‘Asociacioni’ të mos trajtohej i pari si temë në publik.
Kjo deklaratë dhe një tjetër e famshme e kryeministrit Kurti – “…po, ka Asociacion”, për kryeparlamentarin Glauk Konjufca, në fakt është e kundërta. As terminologjia e as koncepti i Asociacionit, nuk janë në Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e zbatimit – dakorduar në Ohër.
“Sa i përket kësaj të Ohrit dhe relacionin me Asociacionin dhe se çfarë statusi këto kanë mrena marrëveshjes, kisha pasë me thënë që ne me çdo kusht kemi insistu që në çfarëdo marrëveshje të re me Serbinë, të mos ketë kurrfarë terminologjie që quhet Asociacioni.
Serbia gjithmonë ka insistu aty të jetë Asociacioni i thënë në mënyrë eksplicite.
Ne jemi mundu me çdo kusht dhe kësaj t’i ndryshohet kjo terminologjia.
Në pikëvështrimin tonë, vetëmenaxhimi është më shumë se një lloj – le të themi veprim apo proces por nuk është enitet.
Esenciale për Kosovën, mos me pranu diçka në formë të entitetit. Kjo për mendimin tem është një arritje që nuk ka dashtë me e pranu as opozita, bile jam cuditë prej disa prej kolegëve të mi, që i konisderoj njohës të mirë të negociatave, me bo goditje nën brez me thënë që vetëmenaxhimi është më shumë se Asociacionin, ajo është një huqje të madhe”, tha Konjufca mbrëmë në një debat në RTK.
Sa i përket qeverisjes katër vjeçare, Konjufca tha se Vetëvendosje është munduar ‘ta bëj një kontrast të fuqishëm me atë se çka është bërë më herët’.
Ai la të kuptohet se punët që kryhen – pavarëisisht se cila parti është në pushtet – duhet të trajtohen “si arritje të shtetit” e jo të partive politike.
“Aspekti i parë ose me dashtë me përmbledh është se pavarësisht, na ma s’pari duhet me u liru prej kompleksit për me i shpallë çështjet në kuptimin e emrit të qeverisjes apo me ia dhënë etiketën e partisë politike, arritjeve shtetërore.
Pra, është gabim me thënë për shembull veç Vetëvendosja e bëri, pse sepse shteti është shumë më shumë se partitë politike.
Shyqyr që e kemi demokracinë, është mundësi me zgjedhë, njëra prej tyre është Vetëvendosja”, tha ai.