Konjufca takohet Kamberin, ja për çfarë diskutuan

20:15 | 22 Korrik 2022

Shaip Kamberi, ka qëndruar sot në Kosovë.

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim deputetin e vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Përmes një komunikate për media u bë e ditur se në këtë takim, Kamberi e falënderoi Konjufcën për mbështetjen dhe e njoftoi në lidhje me situatën politike në Serbi, me theks të veçantë çështjen e të drejtave dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Kryetari Konjufca uroi deputetin Kamberi për mandatin e fituar, si dhe ritheksoi gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit, bashkërendimit dhe të mbështetjes së pakursyer ndaj bashkëkombësve tanë autoktonë në Luginën e Preshevës”, thuhet në njoftim.

Komento: