Konjufca takohet me Dietz, takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale

11:25 | 27 Shkurt 2026
konjufca-takohet-me-dietz,-takimi-u-fokusua-ne-forcimin-e-marredhenieve-bilaterale

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Ministria e Jashtme njofton se në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Dietz e uroi ministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të MPJD-së takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, koordinimin në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun”, thuhet në njoftim.

Komento: