Konjufca takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për veriun

13:08 | 30 Shtator 2021

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Nga Kuvendi kanë bërë të ditur se në takim u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë, me theks të veçantë për masat e ndërmarra në pjesën veriore të vendit pas zbatimit të reciprocitetit për targat.

Konjufca tha se Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon.

Ndërsa, ai shprehu mirënjohje për kontributin e KFOR-it dhe domosdonë e thellimit të bashkëpunimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Komento: