Konjufca takon të rinjtë e Shkollës Diplomatike

15:38 | 23 October 2024
konjufca-takon-te-rinjte-e-shkolles-diplomatike

Kryetari I Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim pjesëmarrësit e edicionit të 10-të në Shkollën Diplomatike, që organizohet nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung.

Nëpërmjet një postimi në Facebook në faqen zyrtare të Kuvendit bëhet me dije se gjatë këtij takimi, Konjufca bisedoi me të rinjtë mbi rolin dhe rëndësinë e diplomacisë në vendin tonë, që prej përpjekjeve për liri dhe pavarësi, e deri më sot kur institucionet e Republikës së Kosovës veprojnë për të përsosur sa më shumë e për të koordinuar sa më mirë përpjekjet që çojnë përpara interesat dhe synimet e Republikës së Kosovës.

Poashtu në takim u diskutua për tema të ndryshme e të rëndësishme që kanë të bëjnë me angazhimin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe çështje të marrëdhënieve me jashtë, siç edhe parimet dhe orientimet që ndjek vendi ynë përballë nevojës së zhvillimit dhe avancimit të mëtejshëm të secilës çështje.

Në përfundim, Konjufca i përgëzoi këta të rinj që po marrin pjesë në edicionin e 10-të të Shkollës Diplomatike, duke iu uruar atyre suksese dhe arritje sa më të mëdha.

Komento: