Konjufca thotë se Vjosës i përshtatet më shumë pozita e kryetarës së Parlamentit

22:06 | 27 August 2019

Po vazhdon debati se kush mund të jetë kryeministër i vendit.

Sipas Konjufcës gjasat për koalicion me LDK janë shumë të vogla.

Nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se Vjosa Osmani është e denjë për kryetare të Parlamentit.

Konjufca në Debat Plus tha se e vlerëson figurën e Osmanit por në bazë të kualifikimit të saj pozita e saj do të ishte mirë kryetare e Parlamentit.

Me këtë Konjufca la të nënkuptohet se VV assesi nuk e lëshon pozitën e kryeministrit.

Sipas Konjufcës gjasat për koalicion me LDK janë shumë të vogla.

Komento: