Konjufca uron Irlandën për marrjen e Presidencës së BE’së: Përkushtimi i saj për zgjerimin ka rëndësi për rrugën europiane të Kosovës

14:45 | 03 Korrik 2026
konjufca-uron-irlanden-per-marrjen-e-presidences-se-be’se:-perkushtimi-i-saj-per-zgjerimin-ka-rendesi-per-rrugen-europiane-te-kosoves

Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij irlandeze, Helen McEntee, për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit Europian të BE’së për gjashtëmujorin e ardhshëm.

“Urime Irlandës për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian. I shpreh urimet më të mira Ministres së Punëve të Jashtme, Helen McEntee, dhe ekipit të saj për një mandat të suksesshëm dhe produktiv”.

Konjufca shkroi se “përkushtimi i vazhdueshëm i Irlandës ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian ka një rëndësi të veçantë për rrugën europiane të Kosovës”, ndërsa shtoi se “pres me padurim bashkëpunimin e ngushtë me Presidencën irlandeze gjatë muajve në vijim”.

Komento: