Konjufca zbulon se pozita e kryeministrit mbetet pengesë e koalicionit mes VV-së dhe LDK-së

21:05 | 27 August 2019

Po flitet një koalicion i mundshëm mes LDK-së dhe VV-së.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se pas dy ditësh do të merret vesh nëse do të kenë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka shtuar se pengesa kryesore për koalicion me LDK-në, mbetet pozita se kush duhet të udhëheq vendin, përkatësisht posti i kryeministrit.

Sipas tij, për këtë çështje nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët, raporton Indeksonline.

“Ajo çka e ka larguar koalicionin me VV është forma e prezantimit, një mënyrë e një anshme, pa bisedu me ne, me një tendencë të prezantimit si fakt të kryer. Edhe ne kemi mund me mbledh këshillin shumë moti, por kemi menduar një dakordim për një emër të përbashkët. Brenda dy ditësh do të kuptohet nëse do të ketë koalicion me LDK-në. Shpresoj të zgjidhet brenda këtyre ditëve. Ne kemi bërë përpjekje që koalicioni të ndodh, kemi ofruar formën e bashkëpunimit. Edhe Kurti ka qenë insistues për bashkëpunim me Mustafën”, ka thënë Konfjuca

Komento: