Konkursi pë pranim të infermierëve në SHSKUK- Bekim Haxhiu paraqet fakte rreth manipulimeve!

17:11 | 12 Gusht 2023
konkursi-pe-pranim-te-infermiereve-ne-shskuk-bekim-haxhiu-paraqet-fakte-rreth-manipulimeve!

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar edhe sot në lidhje me dyshimet për manipulime në konkursin për pranim të infermierëve në SHSKUK.

Haxhiu ka paraqitur disa fakte rreth këtyre manipulimeve .

Ai ka ftuar Prokurorinë të merret me rastin.

“Përveç dërgimit të pyetjeve me telefon për kandidatët e tyre të preferuar të LVV-së në testin me shkrim, manipulime kanë ndodhur edhe në testin me gojë në poentim të kandidatëve.Shiko fakte ku kandidati që nuk ka qenë i preferuar i LVV-së në test me shkrim ka pasë 55 pikë , në testin me gojë për ta eleminuar i janë dhënë minimumi i pikëve, 6.40 pikë.Ndersa kandidatëve të preferuar që në test me shkrim kanë pas minimum pikëve 42, 44 , në testin me gojë i janë dhënë maksimumi i pikëve 28, 29 etj” shkruan Haxhiu.

Komento: