Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës, Gjini falënderon anëtarët për angazhimin gjatë zgjedhjeve

20:25 | 18 Qershor 2026
konstituohet-keshilli-drejtues-i-aleances,-gjini-falenderon-anetaret-per-angazhimin-gjate-zgjedhjeve

Sot u konstituua Këshilli Drejtues i Aleancës, duke formalizuar përbërjen e re prej 108 anëtarësh me mandat katërvjeçar.

Gjatë takimit konstituiv, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u uroi të gjithë anëtarëve zgjedhjen dhe i falënderoi për angazhimin e tyre gjatë procesit zgjedhor. Ai theksoi nevojën për mobilizim dhe përkushtim të shtuar në hapat e ardhshëm drejt zhvillimit dhe fuqizimit të Aleancës.

Në vazhdim të këtij procesi të konsolidimit, Aleanca njoftoi se së shpejti Këshillit Drejtues do t’i propozohet për miratim edhe Kryesia e re e Aleancës, duke përmbyllur kështu fazën e riorganizimit të strukturave drejtuese.

Komento: