Një nga kritikat më të shpeshta për trajnerin Carlo Ancelotti te Real Madrid gjatë këtij sezoni ka qenë për faktin se ai nuk u beson të rinjve.
Arda Guler, Endrick dhe Brahim Diaz nuk kanë marrë shumë minuta në “Santiago Bernabeu”, madje as në këtë periudhë dëmtimesh dhe problemesh me rezultatet sportive.
“Gazetta dello Sport” raporton se Milani po tenton të përfitojë nga kjo situatë. Klubi italian ka kontaktuar “Los Blancos” për të huazuar yllin Brahim në janar deri në fund të sezonit.
Marokeni e ka nisur sezonin me dëmtime dhe deri tani ka vetëm dy paraqitje me fanellën e bardhë.