Kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundim të zgjedhjeve.
Edhe në këto zgjedhje të parakohshme që po mbahen sot në Kosovë janë evidentuar disa incidente të izoluara, dhe vështirësi në proces.
Lajmi ka qëndruar në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, qendër kjo shumë e madhe e votimit në kryeqytet.
Qytetarët aty janë ankuar se në mënyra të ndryshme, u janë bërë duart me sprejin i cili parandalon votimin e shumëfishtë, dhe se në një situatë të tillë nuk kanë mundur të votojnë.
Po ashtu ka pasur ankesa nga qytetarët se u është ndërruar qendra e votimit pa dijeninë e tyre.
Në këtë pikë ka pasur edhe vota me kusht.
Gjithësej 4 mijë e 993 vota kanë qenë në këtë pikë.
Këto detaje janë dhënë nga përgjegjës të Qendrës së Votimit.
Lajmi po raporton vazhdimisht nga komunat e Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjeve të parakohshme.