Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda objektit.
Gjatë kontrollës së një automjeti të dyshuar transportues, i cili ka tentuar të futet brenda qendrës, është hasur në:
– substancë e dyshuar narkotike 748 gr;
– 11 telefona mobil;
– 8 kabllo të adapterëve;
– 2 koka të adapterëve;
– 5×20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX, dhe
– 212 tableta të dyshuara si ekstazi.
Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar.