Kontrabandim me migrantë, policia zbulon në një veturë gjashtë shtetas të huaj pa dokumente

16:12 | 17 Shtator 2023
kontrabandim-me-migrante,-policia-zbulon-ne-nje-veture-gjashte-shtetas-te-huaj-pa-dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një rast të kontrabandimit me migrantë në Jarinje të Epërme.

Siç njofton Policia, në një veturë janë hasur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente.

Rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 10:19.

“Njësitë policore gjatë një pike kontrolli kanë ndalur një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturë janë hasur gjashtë persona shtetas të huaj pa dokumente. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat trajtohen nga njësia e Migrimit”, njofton policia.

Komento: