Kontrabandoi 9 migrantë, policia vë në pranga një person në Gjakovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kontrabandoi 9 migrantë, policia vë në pranga një person në Gjakovë

18:58 | 22 Shtator 2021

Policia ka arrestuar një person në Gjakovë.

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ”Perëndimi” në Gjakovë, Stacioni për Mbikëqyrje te Kufirit në Vërmicë gjatë realizimit të Planit Operativ “Migrimi i parregullt”, të mërkurën rreth orës 14:10, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa vendore.

Policia ka ndërmarrë veprime konkrete, ku gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët policorë kanë vërejtur se në automjet ishin disa qytetarë, 5 persona të rritur dhe 4 të mitur, të cilët kanë rezultuar të jenë migrantë, shtetas të huaj.

Është inicuar rasti ndaj një personi të dyshuar për “ Kontrabandim me migrantë” si dhe janë njoftuar të gjitha njësitet relevante, përfshirë njësinë për migrim dhe të huaj, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm të rastit dhe trajtim të personave të huaj, sipas ligjeve në fuqi për të huajt.

Të gjitha veprimet policore janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë kompetente.

Komento: