Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur kontradiktor në paraqitjet e fundit sa i përket taksës dhe korrigjimit të kufirit me Serbinë.
Presidenti Hashim Thaçi për pak muaj disa herë ka rënë në kundërshtim me vetveten. Kontradiktat u panë në Samitin e Berlinit, ku ai qartësisht i ndryshoi qëndrimet rreth taksës dhe korrigjimit të kufirit me Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Samiti i Berlinit, i mbajtur në fillim të kësaj jave, ka bërë që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi t’i ndryshojë qëndrimet e tij rreth taksës dhe korrigjimit të kufirit Kosovë – Serbi.
Ndonëse para pak javësh kërkonte me ngulm pezullimin e tarifës ndaj produkteve serbe, ditën kur u mbajt takimi i Berlinit kreu i shtetit pos që nuk e kërkoi një gjë të tillë, paralajmëroi masa shtesë ndaj Serbisë në rast se ajo nuk pushon së vepruari në dëm të Kosovës.
Gjithashtu gjatë muajve të kaluar presidenti i Kosovës në mënyrë të vazhdueshme proklamonte idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, por pas Samitit të Berlinit përpos demarkacionit Thaçi nuk përmendi fare korrigjimin