Kontrata e re e Leaos, lajmi i fundit nga Italia

18:47 | 01 February 2023

Avokati i Leaos sqaron situatën me vazhdimin e kontratës

Avokati i Rafel Leaos, Ted Dimvula, ka sqaruar situatën me kontratën e klientit të tij me skuadrën e Milanit.

Gazetari Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Dimvula ka deklaruar se të gjitha lajmet e fundit nga mediat italiane rreth Leaos janë të rreme dhe kanë qëllim dëmtimin e raporteve mes paleve.

“Për disa javë, ne kemi parë një intensifikim të informacioneve të rreme dhe mashtruese për Rafael Leão, kryesisht në shtypin italian”. Kjo sipërmarrje shpifëse ka vetëm një synim: të parazitizojë shkëmbimin e përzemërt dhe profesional që kemi me menaxhmentin e AC Milan në lidhje me vazhdimin e kontratës së Rafael”, tha fillimisht avokati i portugezit.

Ai shtoi se janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje për kontratën e re, pasi ajo aktuale skadon në vitin 2024, duke bërë të ditur se prioriteti i Leaos është të qëndroj në Milan.

“Aktualisht jemi duke punuar së bashku për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme për të gjitha palët”. Prioriteti i lojtarit nuk ka ndryshuar: ai dëshiron të qëndrojë në AC Milan dhe të vazhdojë të rritet dhe të përparojë në këtë institucion dhe këtë qytet që ai e do aq shumë”.

”Prandaj mohojmë me vendosmëri çdo dëshirë nga ana e Rafael dhe/ose antarësimin e tij për të ulur klauzolën e tij të lirimit në mënyrë që të lehtësojmë një largim të lojtarit verën e ardhshme”.

“Rafael është plotësisht i përqendruar në objektivat e rëndësishëm për të ardhur me klubin e tij aktual, dhe dëshiron, në këtë periudhë të vështirë, të jetë në gjendje të punojë në qetësi dhe qetësi në mënyrë që të rikthehet te fitorja”, deklaroi Dimvula.

Komento: