Stefano Piolin nuk e shqetësohet për të ardhmen e tij dhe kontratën e re me Milanin.
Trajneri italian ka kontratë me Rossonerët deri në vitin 2023 dhe pritet që ta rinovojë atë së shpejti pasi bisedimet tanimë kanë nisur prej kohësh.
Qëllimi i italianit është të mbetet në San Siro pasi ka thënë se ndihet si në shtëpi te Milani dhe se nuk është i shqetësuar për kontratën fare.
“Unë te Milani ndihem si në shtëpi dhe kur dikush ndihet si në shtëpi, nuk merr në konsideratë diçka tjetër. Kemi ende shumë gjëra për të bërë, por nuk jam farë i shqetësuar për kontratën time dhe për të ardhmen”, deklaroi Pioli.
Tutje trajneri italian foli edhe për sezonin e ri, ku thotë se janë duke bërë mirë dhe se është një kampionat i barabartë me shumë skuadra të forta që do të luftojnë deri në fund.
“Kërkojmë të përmirësojmë akoma nivelin tonë. Mendoj se jemi duke bërë mirë, por vështirësitë në kampionat janë të dukshme, në sensin që është një kampionat shumë i barabartë dhe me shumë skuadra të forta që luftojnë deri në fund”, u shpreh trajneri italian.