AC Milan mbetet në bisedime për rinovimin e kontratës së re me Rafael Leaon.
Mirëpo po rezulton të jetë një situatë e vështirë pa shenja të një zgjidhjeje të shpejtë.
Calciomercato shkruan se bisedimet janë të hapura pasi Ricky Massara dhe Paolo Maldini po mbajnë kontakte si me avokatin e Rafael Leão, Ted Dimvula, ashtu edhe me agjentin e tij Jorge Mendes, përcjell ORAinfo.
Drejtuesit e kuqezinjve e konsiderojnë rinovimin e kontratës së Leaos – që aktualisht skadon në vitin 2024 – si prioritet dhe Rafa ka dërguar mesazhe që nuk e kanë qetësuar klubin.
Negociatat mbeten komplekse për shkak të 20 milionë eurove që ish-ylli i Lille duhet t’i paguajë Sporting CP dhe për shkak të interesit të madh që po gjeneron mes klubeve më të mira evropiane.
Oferta e parë e dërguar nga Milani për Leão ishte 6 milionë euro neto në sezon, një shifër që sigurisht është domethënëse, por që ende konsiderohet shumë larg ideve të rrethit të portugezit, shkruan ORAinfo.
Kjo është arsyeja pse Maldini dhe Massara po vlerësojnë një rritje në 7 milionë euro.
Një vendim përfundimtar do të merret në ditët në vijim, por ka çdo synim për të bërë një përpjekje të mëtejshme për ta bindur atë të zgjasë. /ORAinfo/