Kontrata i skadon në qershor, Ramos flet për të ardhmen

11:19 | 15 February 2023

Sergio Ramos nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Mbrojtësi spanjoll po i kalon muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, ndërsa kontrata aktuale me këtë klub do t’i skadojë në muajin qershor.

Ish-futbollisti i Real Madridit kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga “Parku i Princave”, ndërsa tash palët do të ulen dhe të bisedojnë për vazhdimin apo jo të bashkëpunimit.

“Unë jetoj ditë pas dite. Sezoni i kaluar ishte mjaft i vështirë. Tash ndihem mirë fizikisht dhe mentalisht, kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk mendoj për të ardhmen. Do ta shohim gjatë verës”, deklaroi përfaqësuesi spanjoll për “RMC Sport”.

Ramos u përball vjet me lëndime dhe formë të zbehtë, ndërsa në këtë edicion është këndellur dhe është një titullar i padiskutueshëm.

Ai ndërkohë është në radar të klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr, i cili po mundohet t’i mbledh yjet e futbollit evropian në perëndim të karrierës, siç bëri paraprakisht me Cristiano Ronaldon. /Gazeta Express/

Komento: