“Kontrata koletive po i dëmton shumë komunat”, Ibrahimi: Për 3 muaj u morën mbi 31 milionë euro

12:50 | 07 Prill 2026
“kontrata-koletive-po-i-demton-shume-komunat”,-ibrahimi:-per-3-muaj-u-moren-mbi-31-milione-euro

Komunat po përballen me problemet e njëjta, të trashëguara nga viti paraprak.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, këto lidhen me zbatimin e kontratës kolektive.

Ibrahimi në Klan deklaroi se vetëm në 3 muajt e para të këtij viti komunave nga llogaritë u janë marrë mbi 31.5 milionë euro.

“Këto janë për shkak të obligimeve nga kontrata kolektive në shumicën e rasteve dhe kjo po i dëmton komunat e Republikës së Kosovës në mosbatimin e shumë investimeve kapitale dhe gjithashtu po e dëmton qytetarin në mënyrë të drejtpërdrejtë”, deklaroi Ibrahimi.

Ai theksoi se më e dëmtuara në këto tre muajt e parë është Komuna e Prizrenit, ku i janë marrë 12-13 milionë euro.

Komento: