Kontrata për prodhimin e municionit, Haradinaj: Gabim të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë

20:08 | 16 December 2024
kontrata-per-prodhimin-e-municionit,-haradinaj:-gabim-te-lihen-anash-kompanite-amerikane-me-letra-mbi-tavoline

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, e ka falenderuar Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Haradinaj iu gëzua lajmit për nënshkrimit të kontratës për fillimin e ndërtimit të fabrikës të municioneve me kompaninë turke, por tha se është gabim të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë.

“Falënderues ndaj Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme, mirëpo çdo gjë që ka të bëjë me ushtri, municion e siguri – i jemi borxhli të përjetshëm Amerikës”, tha ai.

Këtë veprim të qeverisë, ai e vlerëson si gabim në hapa.

“Njësoj sikur me energjetikë, me anulimin e kontratës me Contour Global për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re dhe me anulimin e projektit të gazsjellësit amerikan”, theksoi ai.

“Publiko kontratën Kryeministër! Boll mo”, shtoi Haradinaj.

Komento: