Dy vitet e fundit të luftës për Dr.Sali Krasniqin, kirurg në QKUK ishin më të rënda, atij i duhej të trajtonte pacientët shqiptarë që ruheshin nga tytat e ushtarëve serb që më parë i kishin plagosur.
“Na tregonin pacientët se si i kanë rrah e plagët me ia shpu me plagë zjarr e me vendos atë në plagë”, tha Krasniqi.
Ai ka arritur të mbledhë të dhëna për 789 pacient ëtë trajtuar në këtë klinikë në luftë, prej të cilëve 381 ishin fëmijë.
“Prej tyre 18 kanë vdekur në spital”, ka shtuar ai për KlanKosova.
Por edhe gjinekologia, Teuta Hadri kishte trajtuar pacientët e plagosur e njërin prej tyre dhe Flamur Hamiti i cili dy dekada më vonë e takoi mjeken që ia kishte shpëtuar këmbën.
“Unë u habita si arrita që si gjinekologe t’ia ndali gjakun dhe t’ia lidhi venën ta bëjë drenazhën deh të shpëton këmba”, tha doktoresha Hadri.
Me shumë emocione ditët e fundit në teren lufte i kujton edhe kirurgu Sadri Bajraktari tashmë në pension.
Ai tha se në atë kohë i duheshin gjashtë orë për të kryer një operacion për t’i shpëtuar jetën ushtarit Brahim Demaj që atë kohë ishte në zonën e Llapit