Kontroll doganor në Prishtinë, zbulohet dërgesë e paligjshme nga Turqia

16:56 | 22 Janar 2026
kontroll-doganor-ne-prishtine,-zbulohet-dergese-e-paligjshme-nga-turqia

Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, ka sekuestruar 237,000 ambalazhe për cigare gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një dërgese të ardhur nga Turqia. Ambalazhet, që mbanin mbishkrimin “DRINA”, nuk ishin të deklaruara në përputhje me ligjin doganor dhe dyshohet se do të përdorej për prodhim ose paketim të produkteve të duhanit në mënyrë të paligjshme.

Sipas Doganës, sekuestrimi i këtij malli parandalon një efekt fiskal të mundshëm prej rreth 340,000 euro, duke mbrojtur të ardhurat e shtetit dhe tregun e ligjshëm.

Menjëherë pas zbulimit, janë ndërmarrë veprimet procedurale përkatëse, përfshirë sekuestrimin e mallit dhe inicimin e procedurave administrative dhe hetimore, në bashkëpunim me institucionet kompetente. Dogana e Kosovës thekson përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj parandalimit të tregtisë së paligjshme, mbrojtjes së shëndetit publik dhe garantimit të konkurrencës së ndershme për bizneset që veprojnë në përputhje me ligjin.

Komento: