Kontrollë në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

09:45 | 17 Korrik 2026
kontrolle-ne-burgun-e-dubraves:-konfiskohet-droge,-9-telefona-mobil-dhe-sim-kartela

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste për posedim të paautorizuar të narkotikëve në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pas zbulimit të substancave të dyshuara narkotike gjatë kontrolleve të rregullta nga oficerët korrektues.

Sipas Policisë, më 12 korrik, rreth orës 19:00, në një zonë sterile në pjesën veriore të qendrës janë gjetur dhe sekuestruar 482 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe 9 telefona mobil, katër kartela SIM dhe 10 kabllo për mbushjen e telefonave.

Ndërkaq, në një rast tjetër të regjistruar më 9 korrik, rreth orës 09:30, gjatë kontrolleve pranë rrethojës së qendrës janë gjetur edhe 4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila po ashtu është sekuestruar.

Lidhur me të dyja rastet është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë në vazhdim

Komento: