
Policia gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë në Bërnjak, ka gjetur një vulë me shkrim serb, disa dokumente të tjera në gjuhën serbë, një kërkesë nga MB e Serbisë e ndër të tjera edhe dy kontrata serbe.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se automjeti drejtohej nga i dyshuari kosovar, ndërsa me urdhër të prokurorit, dokumentet dhe vula janë konfiskuar.
“SPK. Bërnjak 18.02.2026 – 22:25. Gjatë kontrollit në automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur: një vulë me shkrim serb, disa dokumente tjetra në gjuhën serbe, një kërkesë nga MB e Serbisë, dy kontrata serbe etj. Me urdhër të prokurorit vula dhe dokumente i janë konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.