Agjenti i mesfushorit të AZ Alkmaar, Teun Koopmeiners ka folur për të ardhmen e klientit të tij mes lidhjeve të përsëritura me një transferim në AC Milan.
Milano pritet të bëjë ndryshime me shumicë në departamentin e tyre në mesfushë këtë verë, duke filluar me largimi i dyshes me përvojë Giacomo Bonaventura dhe Lucas Biglia në transferime falas.
E nëse arrin ofertën e duhur, atëherë Lucas Paqueta dhe Franck Kessie gjithashtu pritet të paketojnë çantat e tyre, që do të thotë se kuqezinjtë do të duhet të forcojnë radhët përpara sezonit të ardhshëm, përcjell ORAinfo.
Ndër emrat që janë lidhur vazhdimisht në lidhje me këtë është Koopmeiners, një lojtar ka 16 gola dhe tre asistime në 42 paraqitje në të gjithë ligën, kupën dhe Europa League këtë sezon si një mesfushor mbajtës.
Ai është pothuajse i sigurt se do të bëhet një lojtar i ardhshëm i kombëtares së Hollandës, me Milanin që është i gatshmë të paguaj 20 milionë euro për të, dhe tani agjenti i tij Michael Janssen ka folur për klientin e tij.
“Për momentin nuk ka absolutisht asgjë, mirëpo klubet duhet të llogarisin sepse ne flasim për një nga lojtarët më të fortë në futbollin holandez, kështu që nuk është se ai mund të jetë një operacion me kosto të ulët, ai është një lojtar që kushton shumë”, ka thënë ai, duke ia bërë të qartë Milanit se transferimi i tij në ‘San Siro’ nuk do të jetë i lirë.
Interesim për Koopmeiners se fundmi kanë shprehur edhe dy gjigantët tjerë italian, Inter dhe Napoli. /ORAinfo/