Shkarkohet ministri.
Ministri brazilian i kulturës, Roberto Alvim, është shkarkuar nga pozita për shkak të parafrazimit të ish-ministrit gjerman për propagandë në qeverinë e Hitlerit, Joseph Goebbels.
“Arti brazilian në dekadën e ardhshme do të jetë heroik dhe nacional. Ai do të jetë i pajisur me një kapacitet të madh për përfshirje emocionale dhe do të jetë po aq i domosdoshëm, sepse është thellësisht i lidhur me aspiratat urgjente të popullit tonë, në të kundërtën nuk do të jetë asgjë”, tha ministri i shkarkuar.
Këto fjalë janë mjaft të ngjashme me fjalimin që e kishte mbajtur ministri i Hitlerit në vitin 1933 para një grupi të menaxherëve dhe drejtorëve të teatrove. Ai kishte thënë: “Arti gjerman në dekadën e ardhshme do të jetë heroik, i sertë, por romantik, faktik, pa sentimentalizëm. Ai do të jetë nacionalist me një thellësi të madhe të ndjenjave, do të jetë i detyrueshëm dhe do t’i bashkojë njerëzit, në të kundërtën do të pushojë së ekzistuari.”
Përmes rrjetit social, Facebook, ministri i shkarkuar u arsyetua se kjo ngjashmëri është thjeshtë rastësi retorike.
Rivalët e presidentit Bolsonare e kanë akuzuar atë për marksizëm kulturor dhe për mohim të ndryshimeve klimatike dhe feminizmit, transmeton Express.
Deklarata kundërthënëse e ish-ministrit të kulturës lidhej me promovimin e një fondi prej 4.8 milionë dollarësh për teatro, opera dhe ekspozita të artit dhe muzikës, ku prioritet do të ishin temat konservatore dhe religjioze, shkruan “The Guardian”.