
“Në këtë foto shihet vlera dhe sakrifica e luftës së pastër të UÇK-së, mos ta lejojmë një të marrë ta njollos”.
Vazhdojnë reagimet pas deklaratës së këshilltarit të Kurtit, lidhur me UÇK-në.
Deklarat e këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi ka nxitur reagime të shumta.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtari Korab Jetishi, shfaq një foto të një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili shihet duke qarë.
Fotos që ka bërë gjiron e rrjetit ndër vite, këngëtari ia shtoi fjalët “Ne kete foto shihet vlera dhe sakrifica e luftes se paster te ushtrise çlirimtare te Kosoves, mos ta lejojme nje i marre te na njollos luften tone per liri, rrespekt per te gjithe ata qe luftuan dhe lavdi per te gjithe ata qe dhane jeten”.

Kujtojmë se, në intervistën e dhënë dje, Shkëlzen Gashi deklaroi se pjesëtarë të UÇK-së e kanë keqpërdorur uniformën, duke vrarë civilë serbë.
