Korab Shaqiri bëhet baba për herë të dytë

15:00 | 18 Gusht 2022

Krijuesi i shumë hiteve, Korab Shaqiri, ditën e sotme është bërë baba për herë të dytë.
Lajmin e bëri të ditur babai i Korabit, këngëtari legjendar, Ilir Shaqiri
.

Duke postuar në “Facebook” dy imazhe ai zbuloi që sot familja e tyre u shtua edhe me një nip të cilin e pagëzuan me emrin, Arb.

Postimi i plotë:

“Mrekulli!

Sot Alteu është bërë me një vëlla!

Lulja dhe Korabi u bënë prindër për herë të dytë, duke sjellë në jetë Arb Shaqirin, nipin tim të mirë!”.

Komento: