Në dokument thuhet se parashikohet që numri i njerëzve që kishin nevojë për ndihma humanitare gjatë vitit 2018 ishte 10,3 milionë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njofton se Koresë së Veriut, ndaj të cilës po zbatohen sanksionet ndërkombëtare, vitin e ardhshëm do t’i nevojiten të paktën 111 milionë dollarë ndihmë humanitare.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, në dokumentin e publikuar nga Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së me titull “Vështrim të Përgjithshëm Global Humanitar 2019”, thuhet se ndihma për Korenë e Veriut e cila vitin e ardhshëm synohet të dërgohet për 6 milionë njerëz, pritet të kushtojë të paktën 111 milionë dollarë.
Në dokument thuhet se parashikohet që numri i njerëzve që kishin nevojë për ndihma humanitare gjatë vitit 2018 ishte 10,3 milionë, ndërsa sanksionet po ndikojnë ndaj operacioneve humanitare, transmeton “Alsat M”.
Më tej theksohet se siguria ushqimore në Korenë e Veriut gjatë vitit 2018 është përkeqësuar për shkak të përmbytjeve dhe valës së temperaturave të larta.