Korenica: E padrejtë dikush të vijë në jetë e të mos i njohë prindërit

21:03 | 01 Mars 2024
korenica:-e-padrejte-dikush-te-vije-ne-jete-e-te-mos-i-njohe-prinderit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka treguar arsyet kryesore të kundërshtimit të projektligjit për fertilizimin e asistuar apo siç njihet ndryshe “IFV”.

Korenica në emisionin “Five” është shprehur se është “e padrejtë që dikush të vijë në jetë e mos t’i njohë prindërit dhe të mos e dijë kush janë prindërit e tij biologjikë”.

“Thelbi është tek pjesa e mohimit tek fëmija për njohjen e identitetit të prindit, babait. Është e padrejtë që dikush të vijë në jetë dhe të mos e dijë kush janë prindërit e tij biologjikë. Anasjelltas, as nga ana e donatorit nuk i jepet e drejta se kush është pranuesi dhe e kundërta, edhe pranuesit nuk i jepet e drejta me njoftë donatorët”, është shprehur Korenica.

Korenica është shprehur se nuk është “e shëndetshme” për një fëmijë pa e ditur se kush është babai i tij.

Komento: