Një muaj më parë, deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje për t’iu bashkuar koalicionit “Lista për Familjen”.
Kjo për shkak të disa qëndrimeve tjera që këta të fundit i patën, raporton Gazeta10.
Korenica i ftuar në emisionin “Raport” të Kanal10 teksa komentoi deklaratën kryeministrit Kurti sot në Kuvend, të lidhur me “buxhetin për familje” tha se një gjë e tillë nuk qëndron.
“Nuk besoj që qëndron ajo duke e pas parasysh që brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë sjell ligje që cenojnë familjen në bërthamë. Duke filluar prej Kodit Civil, feritilizmit e shumë e shumë angazhime tjera të bëra në dëm të familjes”, tha Korenica.
E derisa deputeti Korenica po fliste mbi ndryshimet, që sipas tij janë negative foli edhe për ndryshimet në korikulat arsimore.
“Një shumë e madhe e mjeteve shkojnë për korikulat arsimore, të cilat ndikojnë negativisht në edukimin e fëmijëve tanë. Korikulat tona arsimore orientojnë fëmijët tanë të shikojnë pornografi fatkeqësisht. Korikulat tona arsimore ndikojnë në shkatërrimin moral të fëmijëvë tanë”, shtoi ai.