Korenica ngre dyshime: Nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për kalimin e disa projektligjeve

17:03 | 28 Mars 2024
korenica-ngre-dyshime:-nuk-ka-pasur-kuorum-te-mjaftueshem-per-kalimin-e-disa-projektligjeve

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka ngritur dyshimet se për votimin e disa projektligjeve nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm (62 vota) ndonëse ato janë llogaritur se kanë kaluar.

Projektligji për tekstet shkollore, është njëri nga këto raste që sipas Korenicës, dyshohet se ka kaluar pa marrë votat e nevojshme.

“Ka ndodhur edhe me tekstet shkollore, nuk kanë qenë 62 deputetët, por 60. Cilat janë rrugët procedurale që duhet me i ndjek për me u rregullua çështja e votimit”, ka thënë Korenica.

Ai ka pyetur kryeparlamentarin Glauk Konjufca, se cilat janë rrugët që duhet marrë të rregullohet kjo çështje.

“E takoni Sekretarin dhe ai së bashku me zyrën ligjore ju këshillin saktë se çfarë rrugës duhet të ndiqni në rastin që dyshoni se nuk ka qenë kuoromi i mjaftueshëm për votimin e projektligjeve, apo edhe në amendamenteve të këtë rast”, i është përgjigjur Konjufca.

Ai shprehu shqetësime edhe për disa amendamente të propozuara për projektligjin për shëndetin riprodhues, ku sipas Korenicës, dy amendamentet e para, që janë votuar për këtë projektligj, nuk kanë qenë votat e nevojshme për t’i kaluar.

“Më duhet më ri sjell si një çështje pak si shqetësuese, sepse dy nenet e para, amendamentet e para, që i kemi votu për këtë projektligj nuk kanë qenë votat e nevojshme për ta kaluar”, ka thënë Korenica.

Për projektligjin për shëndetin riprodhues janë propozuar 42 amendamente, 22 prej tyre janë nga Korenica.

Komento: