Korenica tregon raportin me deputetët e VV-së: Shkëputjen e bëri lëvizja Vetvendosje me largimin tonë nga komisionet parlamentare

19:08 | 11 November 2024
korenica-tregon-raportin-me-deputetet-e-vv-se:-shkeputjen-e-beri-levizja-vetvendosje-me-largimin-tone-nga-komisionet-parlamentare

Visar Korenica është deputeti që muajin e kaluar  u largua nga Lëvizja Vetëvendosje për të kaluar në koalicionin “Lista për Familjen”, raporton Gazeta10.

Kjo për shkak të qëndrimeve që kjo listë i pati.

Korenica i ftuar në emisionin “Raport” të Kanal10, foli edhe për praninë  e gruas brenda kësaj liste, duke thënë se po punojnë që edhe ato të kenë përfaqësim.

“Po punojmë në mënyrë që të kemi përfaqësim të denjë edhe të gruas në këtë listën tonë të përbashkët, në mënyrë që bashkërisht t’a qojmë përpara vizionin tonë politik që e kemi. Diaspora vazhdon, ka kontribu edhe më parë për vendin tonë, përbën një organizim të jashtëzakonshëm të shoqërisë sonë, e cila për rrethana të ndryshme është detyruar të dal jashtë”, deklaroi ai.

E teksa fliste për lidhjen me deputetët e partisë së kaluar, Korenica përmendi edhe largimin nga komisionet parlamentare.

“Shkëputjen e ka bërë lëvizja Vetvendosje edhe me largimin tonë nga komisionet parlamentare, është e drejtë e tyre por megjithatë konsideroj që njerëzit që na kanë zëvendësu nuk janë të profesionit për çka thirren komisionet parlamentare. Megjithatë e drejtë e tyre për t’i zëvendësuar deputetët sepse i takon subjektit politik. Kemi thënë dhe vazhdojmë të themi do i mbështesim politikat programore me të cilat filluam rrugëtimin”, shtoi ai.

Komento: