Koret raciste, vjen deklarata bombastike nga Spalletti

12:00 | 27 December 2018

Ngjarje aspak të mirë kanë ndodhur mbrëmë para dhe gjatë ndeshjes mes Interit dhe Napolit.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se ato gjëra nuk duhet të ndodhin në një ndeshje futbolli, pasi nuk kanë kuptim.

“Këngët raciste nuk duhet të zënë vend në futboll”, tha fillimisht trajneri i nerazurëve, përcjell lajmi.

“”Nëse 65 mijë tifozë vijnë ta shikojnë ndeshjen në Krishtlindje, ata duan të shohin diçka tjetër”.

“Ky është futbolli që italianët dhe bota dëshiron ta shijoj. Njerëzit duan të shikojnë futboll së bashku dhe ta ndryshojnë mentalitetin që kanë krijuar”, ka shtuar më tej Spalletti.

Komento: