Koronavirus nuk njeh moshë, vdes foshnja 6 javëshe

10:58 | 02 Prill 2020

Një foshnje 6-javëshe në SHBA vdekja më e re e Covid-19.

Një foshnjë gjashtëjavëshe, që u shtrua në spital fundjavën e kaluar, humbi jetën nga koronavirusi, në Connecticut, njoftoi sot guvernatori i New Yorkut, Ned Lamont.

“Testet konfirmuan mbrëmë se foshnja ishte pozitive për COVID-19. M’u thye zemra”, tha Lamont.

“Ne mendojmë se është një nga personat më të rinj në botë, që vdiq nga ndërlikimet për shkak të COVID-19”, shtoi guvernatori, në llogarinë e tij në Twitter.

Komento: