Koronavirusi, anulohet koncerti i Malumas në Tiranë

12:21 | 09 Mars 2020

Anulohet koncerti i Malumas në Tiranë?

Ka disa muaj që po pritet masivisht performanca e yllit botëror në Shqipëri. E planifikuar për këtë të shtunë me datë 14 Mars, duket se gjithë entuaziami do të shkoj huq.

E krejt kjo për shkak të coronavirusit dhe dy rasteve të para të prekjes në Shqipëri.

Kjo ka bërë që Ministria e Shëndetësisë, konkretisht Ministrja Manastirliu të dalë me një vendim duke anuluar të gjitha tubimet e koncerteve në vende të hapura e të mbyllura deri me datë 3 Prill.

Duke pasur parasysh që Maluma ishte planifikuar të performonte me 14 Mars, në bazë të këtij vendimi i bie që koncerti nuk do të mbahet.

Komento: