Mutacioni i fundit që ka pësuar COVID-19, e ka bërë virusin më të transmetueshëm tek njerëzit.
Sipas disa studiuesish në Florida, koronavirusi ka pësuar mutacion duke bërë kështu që t’i infektojë më shpejtë qelizat e njeriut. Për këtë, ata thonë se kanë argumente.
CNN bën me dije se nevojiten hulumtime të shumta, për të studiuar ndikimin e këtij mutacioni në rrjedhën e pandemisë. Janë pikërisht këto ndryshime që kanë sjellë një numër tejet të lartë të infektuarish në SHBA. Studiuesit janë shprehur se mutacioni ndikon në “S Protein”, strukturë e cila ndikon tek pjesa e jashtme e virusit, që ai përdor për tu futur në organizëm.
Shkencëtarët e cilësojnë shumë të rëndësishëm këtë zbulim, pasi kjo do të ishte hera e parë që do të kuptohet se si ndryshimet në virus ndikojnë tek zhvillimi i pandemisë. “Viruset me këtë mutacion ishin shumë më infektivë sesa ata pa mutacion në sistemin e kulturës së qelizave që ne përdorëm”, tha virologu i Scriptps, Hyeryun Choe.
Kjo hedh poshtë deklaratën e OBSH, që theksoi se mutacioni në virus nuk e kishte bërë këtë të fundit as më pak e as më shumë të transmetueshëm.