Koronavirusi godet Shqipërinë: 15 të vdekur dhe 1.143 raste të reja brenda një dite

17:43 | 10 Shkurt 2021

Sërish janë regjistruar shifra të larta infektimesh dhe vdekje në Shqipëri si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.143 raste të reja nga 4083 testime të kryera.

Betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar 15 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura në 1.503.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 53.616 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Komento: