Koronavirusi i merr jetën këngëtarit të njohur

11:59 | 28 Prill 2020

Koronavirusi i merr jetën të nominuarit për ‘Grammy’.

Bota e artit ka humbur një tjetër emër të madh.

Këngëtari i nominuar për çmimin ‘Grammy’, Troy Sneed, ka vdekur në moshën 52 vjeçare pas komplikimeve që kishte me COVID-19, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Publicisti i Sneed, Bill Carpenter, tha se këngëtari vdiq të hënën herët në një spital në Jacksonville, Florida.

Sneed ishte në listën e të nominuarve për Grammy në vitin 1999 për punën e tij në albumin “Youth For Christ”.

Sneed udhëtoi nëpër Shtetet e Bashkuara herët në karrierën e tij për të kënduar ungjillin me Korin e Xhorxhisë.

Ai aranzhoi këngët në albumet e tyre dhe u shfaq me korin në filmin ‘Gruaja e predikuesit’ 1996, duke interpretuar së bashku me Whitney Houston dhe Denzel washington.

Komento: