Koronavirusi ia merr jetën infermieres në Spitalin e Gjakovës

15:24 | 01 Dhjetor 2020

Vdes nga koronavirusi infermierja e Spitalit të Gjakovës.

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare infermierja e Spitalit të Gjakovës, Vjollca Berisha.

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda”, ka njoftuar se në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë infermierja e këtij spitali, Vjollca Berisha.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e spitalit, Berisha ka qenë e infektuar nga koronavirusi dhe ka ndërruar jetë tre ditë para se të pensionohej.

Njoftimi i plotë i spitalit:

Ndahet nga jeta Infermierja Vjollca Berisha,

Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin motra Voca, sot u nda nga jeta tre dite para pensionimit.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë punoj me shume se 45 vite, duke qene çdo here afër pacientave.

Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, motra Voca nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.

Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.

Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!.

Komento: