Vdes nga koronavirusi ish-kandidati për deputet nga LDK-ka.
Ka vdekur nga Covid-19 profesori Milaim Berisha, i cili ishte pjesë e trupës pedagogjike të gjimnazit “Ahmet Gashi” në kryeqytet.
Lajmi u konfirmua nga vetë shkolla, e cila u shprehu ngushëllime familjes së profesorit Berisha.
“Prof. Milaim Berisha ka qenë modeli më i mirë i mësimdhënësit shembullor. Ai dha një kontribut mjaft të vyer në arsim e sidomos në gjimnazin tonë”, përfundoi njoftimi.
Profesori i ndjerë mësohet të ketë qenë kandidat për deputet nga radhët e LDK’së.
Kësisoj, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, i ka përcjellur një telegram ngushëllimi.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së dhe mësimdhënësit shumëvjeçar, Milaim Berisha.
Prof. Berisha do të mbetet model i mësimdhënësit punëtor dhe i përkushtuar për të arsimuar gjenerata të tëra.
Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!”, shkruhet në telegram.