Koronavirusi ia merr jetën një ministri

12:40 | 29 July 2020

Vdes ministri boshnjak nga Covid 19.

Ministri për Mbrojtje të të drejtave të luftëtarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, Salko Bukkvareviç mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Klinikën për Mushkëri në Sarajevë.

Ai ishte shtrirë në spital para disa ditëve pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua gjatë ditës së hënë, pas çka ai ishte vendosur në oksigjeno terapi, njofton portali Kliks.

Komento: