Koronavirusi ia solli një të mirë Italisë

10:55 | 15 March 2020

Koronavirusi ia solli një të mirë Italisë, bie niveli i smogut.

Në bazë të pamjeve satelitore, niveli i smogut në pjesën veriore të Italisë ka rënë në masë të madhe, gati një muaj pas hyrjes në fuqi të masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit.

Niveli i dyoksidit të azotit – i paraqitur me ngjyrë portokalli të mbyllët në hartë – duket se ka rënë, duke u mbështetur në pamjet e satelitit Sentinel 5 të Programit Evropian të Kopernikut, të udhëhequr nga Komisioni Evropian.

Përmirësimi i cilësisë së ajrit u paraqit me hartë përgjatë periudhës kohore trijavore, duke nisur nga 14 shkurti, më pas më 24 shkurt, 4 mars dhe 8 mars, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Këto pamje u publikuan nga Santiago Gasso, hulumtues në Universitetin e Uashingtonit dhe në NASA.

Komento: