
Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, por në Kosovë ende nuk është shënuar ndonjë rast.
Pas rasteve të para me konronavirus në Shqipëri janë shtuar dukshëm kontrollet kufitare në pikën kufitare të Vërmicës.
Atje nuk është vërejtur ndonjë rast i dyshimtë. Edhe në këtë pikë kalim ka raste kur po hyjnë makina me targa italiane. Qarkullimi në mes të dy vendeve sipas policisë kufitare është i njëtrajtshëm.
Mjekja Specialiste e njësisë vendore të shëndetësisë në Kukës Sofie Shahu, e cila po qëndron tash e sa javë në këtë pikë kalimi thotë se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur raste të dyshuara.
Komandanti i kësaj pike kufitare Arbër Telaku thotë se nuk është vërejtur ndonjë ndryshim i madh i udhëtarëve në kufirin Kosovë-Shqipëri, megjithatë ata thonë se po i zbatojnë me përpikmëri këshillat që i kanë marrë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe falënderon udhëtarët për bashkëpunim.
Megjithëse Italia i ka mbyllur kufijtë, në Vërmicë ende ka udhëtarë që hyjnë në Kosovë me automjetet e tyre.
Të gjitha ata që udhëtojnë me makina të vogla, furgonë e autobus dhe janë të ardhur nga zonat e dyshuara po i nënshtrohen kontrollit të detajuar në të dyja anët e kufirit.